SELANIK-Policia greke gjatë një operacioni ka arrestuar një shqiptare dhe një grek, ndërsa ka sekuestruar kokainë, marijuanë dhe 3350 euro.
 
Operacioni u zhvillua në zonën Retzikiou, ndërsa në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 88 kg 988 gram marijuane, 12.4 kg prej të cilave të llojit "çokollatë".
 
U sekuestruan gjithashtu 554.8 gram kokainë, 384 gram përzierës, 1 pistoletë, 70 fishekë, 3350 euro, 2 peshore, 1 prese mekanike, 2 celularë.
 
Në pranga kanë rënë një grek 39-vjeç dhe një femër shqiptare 31-vjeçe.


dy.b/shqiptarja.com