Policia greke ka shkatërruar një bandë kriminale, e cila kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë.
Mbi 1500 rrënjë kanabis dhe mbi 45 kg marijuanë janë sekuestruar, ndërkohë që janë vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe dy shqiptar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në prangat e policisë greke ka rënë Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, 39- vjeç. Gjatë arrestimit këtij shtetasi i është gjetur një kartë identiteti qipriote false me emrin Ioannis Koutras.
Sipas mediave greke, Kutra kishte marrë përsipër financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike. Bashkëpunëtor i tij në këto detyra është identifikuar Ardjan Alikaj, 41 vjeç, i cili është shpallur person në kërkim. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë Agim Kutra, 70- vjeç i cili kishte detyrën e ruajtjes së sasive të korrura të drogës. Shtetasit e tjerë të arrestuar janë gjeorgjianët Gigla Devadze, 58 vjeç dhe Irakli Vasadze, 43 vjeç si dhe shtetasi grek Jorgos Makos 27 vjeç, të cilët kishin detyra të ndryshme në grup.
Operacioni është zhvilluar nga forcat speciale EKAM, në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe anti-drogën e Athinës në 5 banesa në Malakasa, Kapandriti, Ippokrateio Politeia dhe Athinë dhe në disa automjete të të dyshuarve.
Në 3 prej banesave janë gjetur të kultivuara 1575 bimë narkotike kanabis ndërsa gjatë kontrolleve në to dhe në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg 730 gram marijuanë, 8.3 kg mbetje kanabis, 52.720 euro, 3.100 lekë shqiptare, 5 peshore elektronike, kamera sigurie dhe materiale qe shërbejnë për kultivimin e brendshëm të drogës, ndërsa në total janë sekuestruar edhe 8 automjete, 2 motorra dhe 11 celularë.
Gjatë kontrollit personal njeri prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “TT” me një krehër me 7 fishekë.
S.B/S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
17.3%
-
Jo
75.1%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 1130
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptari i dënuar për vrasjen e avokatit grek mbyllet brenda qelisë në burgun Malandrinos të Greqisë, policia hyn me forcë dhe gjen telefon të djegur (EMRI)
13 Mars, 14:30
-
VIDEO / Rama pret ambasadoren e SHBA-ve në Greqi, e besuara e Trump! Mediat greke: Arsyeja e vizitës, mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror
12 Mars, 21:29
-
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin frikën për çmimet, Greqia vendos kufi për fitimet e karburanteve dhe supermarketeve, Mitsotakis: Nuk tolerojmë abuzime
11 Mars, 19:25
-
Goditet organizata greko-shqiptare e trafikut në Greqi, 219 kg kanabis kapen në Portin e Pireut!
11 Mars, 16:48
-
Tërmeti shkund Greqinë, lëkundjet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ndihen edhe në Shqipëri! Njerëzit dalin në rrugë të frikësuar
8 Mars, 08:07
-
Jakin Marena: Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!
6 Mars, 19:27
-
Peleshi takon ambasadoren greke: Emigrantët shqiptarë dhe minoriteti grek ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi!
4 Mars, 14:13
-
Gjirokastër/ Tentoi të transportonte 350 kilogramë kanabis me kamion drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari (EMRI)
2 Mars, 14:36
-
Tre vite nga tragjedia hekurudhore në Tempi, Greqia në protestë! Humbën jetën 57 veta mes tyre dhe i riu shqiptar
28 Shkurt, 15:06
-
Sherri banal që i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar në Greqi! Adoleshenti u përlesh me bashkëmoshatarin me thika për shkak të një motoçiklete
28 Shkurt, 10:49
-
Kapen 350 kilogramë kanabis në pikën doganore të Kakavijës, arrestohet shoferi i kamionit (EMRI+VIDEO)
28 Shkurt, 09:00
-
Shqiptari në Greqi tentoi t’i abuzonte të bijën me aftësi të kufizuara, rrëfehet nëna: E gjeta të zhveshur sipër vajzës, e godita me tigan dhe iku në banjë
27 Shkurt, 12:43