Greqi - Një emigrant shqiptar është gjetur i pajetë brenda një stalle në zonën Burnia, në Kalamatë, pasditen e sotme
Mediat greke bëjnë me dije se ai ka marrë një plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet.
Ka qenë bashkëkombësi i tij, në banesën e të cilit po qëndronte, ai që e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Po ashtu, dyshohet se shqiptari, i cili punonte në stallën në fjalë, ka pasur një zënkë e pronarin e tij.
Deri më tani, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet greke po hetojnë në disa pista.
Komente









