TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka refuzuar ftesën e kryeministrit grek Kyriakos Mistotakis, i cili do të zhvillojë një darke informale të hënën më 21 gusht me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë.

Duke ju përgjigjur interesit të Report Tv, presidenca ka bërë me dije se presidenti Bajram Begaj ka refuzuar ftesën e kryeministrit grek që të marrë pjesë në takimin infomral, për shkak të axhendës së përcaktuar më herët.

'Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët.'- thuhet në përgjigjen e presidencës.

Kryeministri Edi Rama nuk u ftua në takim! Nuk dihet nëse ky refuzim i Greqisë për të ftuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka lidhje me arrestimin e Fredi Belerit dhe reagimin e kreut të qeverisë shqiptare për protestën e kryebashkiakut të Athinës në Himarë ku kërkonin lirimin e Belerit, i arrestuar për blerje votash. Rama u kërkoi protestuesve, mes të cilëve ishin edhe kryebashkiaku i Athinës dhe Selanikut, që t’i binden ligjit dhe se nuk mund të kundërshtojnë vendimet e një gjykate të një shteti demokratik.

Sipas ‘Protothemës’ kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.

Të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Dreka informale do të mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Sipas medias greke, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis për të marrë në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë

1689934216_bajrambegaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka refuzuar ftesën e kreminsitrit grek Kyriakos Mitsotakis, për një darkë informale që do të zhvillojë në Athinë me liderët e Ballkanit Perëndimor. Begaj ka refuzuar të marrë pjesë në takim për shkak të axhendës së përcaktuar më herët.

'Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët.'- iu përgjigj presidenca interesit të Report Tv.