GREQI- Në 2 operacione të ndryshme, policia greke arrestoi 1 shqiptar dhe një grek me sasi të ndryshme droge. Në rastin e parë, një shqiptar ishte pjesë e një rrjeti që trafikonte ekstazi, ndërsa në të dytin u kap një grek me 70 kg hashash që e kishte blerë në Shqipëri.

Në zonën e Atikës, policia zbuloi një rrjet që trafikonte drogë me pilula të llojit ekstazi apo amfetamina, ku u arrestuan 5 grekë dhe një shqiptar. Mes drogës së sekuestruar policia përmend 8 kg ekstazi, 2 kg kanabis, si dhe 730 gramë amfitaminë.

Përveç kësaj, një apartament i lokalizuar në New Smyrna, është përdorur për të fshehur drogën. U sekuestruan edhe disa celularë. Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë e Athinës. Ndërkaq, në postbllokun e policisë OEPTA Drejtoria e Policisë në Aetolias arrestoi trafikantin shqiptar të drogës. Sipas njoftimeve, policia ka ndjekur në autostadë një mjet tip “Fiat”.

Atij iu gjetën 2 qese të mëdha me 70 kg kanabis që vinte nga Shqipëria. Shoferi rreth 50 vjeç, është nga Athina dhe ka rrëfyer se drogën e kishte blerë në Shqipëri.

droga greqi
droga greqi
(Foto/Lënda narkotike e sekuestuar në Greqi)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)