Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar

Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar

Foto ilustruese

Greqi-Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e 12 nëntorit, në Kastri të Igumenicës, Greqi.

Raportohet se që nga fundi i muajit tetor, shqiptari kishte kryer një seri vjedhjesh në zonë, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër-arresti nga Prokuroria e Prevezës për vjedhjet.

36 vjeçari është lokalizuar në një zonë të pyllëzuar nga një ekip special i policisë që ishte ngritur për këtë qëllim, pas kontrolleve të kujdesshme, në kuadër të hetimit të vjedhjeve të ndodhura në zonën e gjerë të Igumenicës.

Sipas hetimeve të kryera, nga data 21.10.2024 deri në ditën e djeshme, 36-vjeçari kishte kryer shtatë vjedhje banesash, nga ku kishte marrë sende me vlerë prej 50 mijë e 700 euro dhe një shumë prej 1640 eurosh, shkruan prothotema.gr.

Gjatë arrestimit i janë gjetur dhe konfiskuar sende me vlerë prej 10 mijë eurosh, mjete për vjedhje, elektrik dore dhe doreza pune.

Gjithashtu u konstatua se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërkohë që ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti.

Dosja e burrit është në Prokurorinë e Thesprotisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore