ATHINË- Një shqiptare 10 vjeçe po lufton me vdekjen në spitalin e Evias në Greqi, pasi njerku i saj 27-vjeçar e tërhoqi zvarrë nga shkallët, pasi e kishte rrahur në dhomë.
Mediet greke raportojnë se mjekët janë duke vazhduar betejën për të mbajtur në jetë vajzën 10-vjeçare nga Shqipëria, e cila ishte masakruar nga duart e njerkut të saj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23.50 të mbrëmjes të së djeshme në qendër të Halkidës, kur shqiptari 27-vjeçar shkoi i dehur në shtëpi dhe gjeti atje vajzën 10 vjeçe, që e kishte lënë atje nëna e 10-vjeçares, pasi ajo ishte duke punuar në një fast-food në Evia.
Shqiptari 27-vjeçar, sapo hyri në shtëpi filloi të bërtiste dhe pasi e goditi disa herë të miturën, e tërhoqi zvarrë nëpër shkallët e pallatit. Policia e arrestoi autorin dhe e dërgoi në qendrën e paraburgimit në Halkida, ndërsa vajza fillimisht dërgua në spitalin e Halkidës dhe nga atje në Spitalin e Fëmijëve "Agia Sofia", ku është shtruar në gjendje kritike për jetën.
Në mbrojtjen e tij, shqiptari tha se ishte i idehur dhe se nuk e dinte atë që kishte bërë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com