Greqi, po prisnin autobusin, makina humbet kontrollin dhe aksidenton për vdekje të moshuarën dhe studenten shqiptare (EMRI)

Greqi, po prisnin autobusin, makina humbet kontrollin dhe aksidenton për vdekje të moshuarën dhe studenten shqiptare (EMRI)

Pamja nga vendi i aksidentit dhe dy viktimat

Greqi - Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në veri të Greqisë, ku humbën jetën një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare. Median raportojnë se shqiptarja është identifikuar se Elisa Doka.

Ata po prisnin autobusin në stacionin Patridas Veria kur një makinë erdhi me shpejtësi në drejtim të tyre duke mos mundur të frenojë dot dhe u përplas me ta duke i lënë të vdekur.

Makina drejtohej nga një 64-vjeçar dhe hyri në drejtim të gabuar drejt stacionit të autobusit. 68-vjeçarja si pasojë e përplasjes u hodh 25 metra tutje, ndërsa 20-vjecarja shqiptare u dërgua e plagosur rëndë në spitalin e Verisë, ku më pas ndërroi jetë.

Shokët e 20-vjeçares shqiptare thanë se ajo ishte studente infermierie dhe po shkonte të vizitonte tezen në spital.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë vërtet të rënda, ndërsa shoferi i makinës që shkaktoi tragjedinë humbi ndjenjat. Ai dyshohet se gjatë drejtimit të makinës nuk është ndjerë mirë, çka ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të automjetit.

Ndaj tij është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit të Verisë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
‘Ishte studente e po shkonte për vizitë te tezja që do operohej’, flasin dëshmitarët e aksidenti ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare në Greqi

1711979211_greqi.JPG

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 20-vjeçare shqiptare së bashku me një 68-vjeçare, teksa ishin në pritje të autobusit në stacionin Patridas Veria, u përplasën për vdekje nga një makinë e cila po ecte në drejtim të kundërt dhe humbi kontrollin.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarja, e cila nga përplasja u hodh rreth 25 metra larg, ndërsa 20-vjeçarja u dërgua në spital, por su mbijetoi plagëve.

20-vjeçarja shqiptare, Elisa Doka, vazhdonte studimet për infermieri dhe shokët e saj të klasës thanë se ajo shkonte të vizitonte tezen në spital.

“Ajo kishte ardhur nga Giannica në fshat për të parë tezen e saj që do të operohej. Ajo po priste në stacionin e autobusit për të marrë autobusin për të shkuar në spital”, thanë shokët e saj të klasës në TEI.

“Ajo ishte vajza shumë e mirë”,-shtuan ata.

Sa i takon 68-vjeçares dëshmitarët thanë:

‘Ne po kërkonim zonjën për të gjetur se ku ishte, ajo ishte hedhur 25 m larg. Kishte kaluar kangjellat.’- tha një dëshmitar.

‘Menduam se kishte tërmet’, tha një banor i një shtëpie në atë zonë. “Ai theu betonin dhe e hodhi gruan tutje”, shtoi ai.

'E keqja është se të gjithë ecin në fshat me 100km/h”, tha një tjetër banor.

‘Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe, u ndie si tërmet? Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të rinj. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dy prisnin të shkonin në Veri. Shoferi tha se kishte marramendje’, tha një banor, duke përshkruar pamjet tronditëse që ka parë.

Ora 20:31
Emri/ U përplas nga makina ndërsa po priste autobusin, kush është shqiptarja që humbi jetën

1711979211_greqi.JPG

Elisa Doka është 20-vjeçarja që mbeti e vdekur, pasi u përplas nga makina ndërsa po priste autobusin këtë të hënë në Patridha të Verias në Greqi.

20-vjeçarja shqiptare po qëndronte në stacion së bashku me një 68-vjeçare, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi, raporton TCH.

Ngjarja ka ndodhi në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të aksit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar