Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 20-vjeçare shqiptare së bashku me një 68-vjeçare, teksa ishin në pritje të autobusit në stacionin Patridas Veria, u përplasën për vdekje nga një makinë e cila po ecte në drejtim të kundërt dhe humbi kontrollin.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarja, e cila nga përplasja u hodh rreth 25 metra larg, ndërsa 20-vjeçarja u dërgua në spital, por su mbijetoi plagëve.
20-vjeçarja shqiptare, Elisa Doka, vazhdonte studimet për infermieri dhe shokët e saj të klasës thanë se ajo shkonte të vizitonte tezen në spital.
“Ajo kishte ardhur nga Giannica në fshat për të parë tezen e saj që do të operohej. Ajo po priste në stacionin e autobusit për të marrë autobusin për të shkuar në spital”, thanë shokët e saj të klasës në TEI.
“Ajo ishte vajza shumë e mirë”,-shtuan ata.
Sa i takon 68-vjeçares dëshmitarët thanë:
‘Ne po kërkonim zonjën për të gjetur se ku ishte, ajo ishte hedhur 25 m larg. Kishte kaluar kangjellat.’- tha një dëshmitar.
‘Menduam se kishte tërmet’, tha një banor i një shtëpie në atë zonë. “Ai theu betonin dhe e hodhi gruan tutje”, shtoi ai.
'E keqja është se të gjithë ecin në fshat me 100km/h”, tha një tjetër banor.
‘Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe, u ndie si tërmet? Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të rinj. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dy prisnin të shkonin në Veri. Shoferi tha se kishte marramendje’, tha një banor, duke përshkruar pamjet tronditëse që ka parë.
Lajmi kryesor:
Greqi, po prisnin autobusin, makina humbet kontrollin dhe aksidenton për vdekje të moshuarën dhe studenten shqiptare (EMRI)
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2990
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët
21 Dhjetor, 18:33
-
Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë! Priten 6 muaj burg
19 Dhjetor, 12:47
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:39
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor, 22:10
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17