Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes, kur tre personat i ishin afruar kamionit të parkuar, ndërsa shoferi ishte duke dorëzuar mallrat.
Duke përdorur forcën fizike ata kishin arritur që të bllokonin shoferin. Pastaj kanë marrë kamionin dhe janë larguar. Mjeti kishte brenda 43 kuti me mallra të ndryshëm, kryesisht veshje. Më pas ata e kishin ngarkuar mallin në një tjetër kamion.
Pas hetimeve një ditë më pas u arrestua edhe shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa në kërkim janë dy bashkëpunëtorë të tij, që edhe ata thuhet se janë shqiptarë. Gjatë kontrolleve policia greke ka gjetur dhe konfiskuar mallra e vjedhur (veshje, këpucë, pajisje elektronike), monedha ari dhe stoli, një celular dhe 4,238 €.
Shqiptari i arrestuar tashmë ndodhet në qeli në pritje të vendimit të Gjykatës, ndërsa në kërkim janë dy bashkëpunëtorët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)