Nga hetimet e policisë u zbulua se në prill 2009, në Selanik, prifti 30-vjeçar fillimisht themeloi një kompani, duke u premtuar të papunëve se do t'u gjente një punë në Greqi dhe jashtë vendit. Në mars të vitit 2013, prifti dhe një ndërtues 45 vjeç, me ndihmën e avokatit 40-vjeçar, e themeluan kompaninë, teksa në bazë të funksionimit të saj ishte “shmangia”.
Përmes kontratave me palë të treta, këta pronarë të kompanisë, nuk ishin asnjëherë ballë për ballë me viktimat, ndërsa të gjitha transaksionet dhe komunikimet bëheshin me telefon.
“Fillimisht autorët e krimit morën 100 euro nga një depozitë bankare dhe më tej në këtë depozitë u morën edhe 100 euro të tjera, derisa kjo llogari bankare transferoi plot 492 euro, për të përmbyllur një kontratë pune”, thoshte në një deklaratë zyrtari i lartë i policisë Athinagora Pazarlis.
Është vlerësuar se nga veprimet e paligjshme të kompanive, janë mashtruar në total të paktën 166 njerëz, ndërsa ky rrjet ka pranuar përfitime të paligjshme që kalojnë 78.000 euro. Llogaritet që mbi 30 shqiptarë të jenë mashtruar nga kjo kompani, Tipike është rasti i katër viktimave, të cilët, duke qenë të bindur nga premtimet, kanë paguar shuma të mëdha parash, duke udhëtuar jashtë vendit (në Gjermani dhe Qipro ), për të punuar në një biznes.
Në të vërtetë, një shqiptar i dha 6300 euro dhe u dërgua në Gjermani, por duhet të merrte një vizë pune dhe duhet të plotësonte specifikat e kërkuara nga bizneset. Autorët e krimit, e dinin që më parë, se palët nuk do të punësoheshin, pasi nuk plotësonin standardet ( kualifikimet thelbësore për punë ose kërkesat ligjore për punësime jashtë vendit).
Në shtëpitë e autorëve janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të shumta dhe pajisje elektronike, një “hard drive” i jashtëm etj, përmbajtja e të cilave është duke u hetuar. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Selanikut, e cila është duke ndjekur penalisht priftin dhe anëtarët e tjerë të kompanisë, për veprat penale të mashtrimit dhe krijimit të grupit kriminal. Prokurori tha se ishte kërkuar ndjesë nga të arrestuarit, ndërsa vetë prifti 30-vjeçar e kishte pranuar fajin, si dhe kërkoi t’i kompensonte viktimat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)