Kolosi i Rodos, një nga shtatë mrekullitë e lashta të botës, do të rindërtohet si pjesë e një projekti 183 milionë paund. Grekët kanë vendosur rindërtojnë sërish satujën , e cila pritet të ketë një lartësi prej 150 metra dhe një peshë shumë herë më të rëndë sesa origjinali.
Megjithatë, pamja do të jetë e njëjtë sikurse origjinali, këmbët e Kolosit të Rodosit do të vendosen në dy kalatat e portit. I njohur ndryshe si “Perëndia e Diellit”, ai do të ketë pjesë të strukturës panele diellore, çka do ta bëjnë të dukshme deri në brigjet turke.
“Ne duam të ringjallim simbolin e kësaj statuje duke e kthyer atë në një emblemë të globalizimit, dhe njëkohësisht duam të sjellim në vëmendje rëndësinë e saj historike dhe kulturore”, tha për revistën “Times” arkitekti Aris A. Pallas, i cili vetëm 29 vjeç ka marrë përsipër një projekt gjigand si Kolosi i Rodosit.
Arkitektët e projektit e kane ideuar jo vetëm si një statujë, por si një objekt turistik vizitash. Brenda saj do të ketë edhe librari, dyqane, apo një muze të vogël.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com