ATHINË- Kryeministri grek, Antonis Samaras, menjëherë pas takimit me presidentin e Republikës Greke, Karolos Papulias, deklaroi se SYRIZA (partia e majtë radikale greke - shën. përkth.) kërkon sërish zgjedhje të parakohshme, diçka që populli grek nuk e do dhe tregjet financiare e kanë frikë.
"Pata rastin të përsëris se zgjedhje të parakohshme nuk do të bëhen. Kam bindjen e fuqishme se deputetët grekë, duke gjykuar me përgjegjshmëri, do të zgjedhin në shkurt presidentin e ri të republikës. Kemi bërë shumë rrugë për të hedhur gjithçka në erë", theksoi Samaras.
"Situata kërkon një minimum mirëkuptimi", deklaroi nga ana e tij presidenti Papulias.
Bisedës së kryeministrit me presidentin e republikës i parapriu betimi i dy ministrave të rinj grekë, ai i Mbrojtjes, Nikos Dendias dhe ai i Zhvillimit, Kostas Skrekas./ATSH/
/Shqiptarja.com