Policia Kufitare e Sarandës në bashkëpunim me homologët grekë është duke zhvilluar një operacion, pasi është sekuestruar një sasi e madhe marijuane, që sipas mediave greke shkon në mbi një ton.
Operacioni ka nisur në orët e para të ditës së sotme dhe është në vazhdim. Policia kufitare e Mesolongjit ka pikasur një gomone 10 metra të gjatë dhe ka nisur ndjekjen e saj.
Drejtuesi i gomones e ka futur në lumin Evinio dhe është larguar duke i shpëtuar arrestimit.
'Gomonia ka ngecur në lum, ndërsa në brendësi të saj është gjetur një sasi tepër e madhe marijuane ' thuhet në njoftimin e policisë së Sarandës.
Policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për arrestimin e autorëve që po transportonin drogën me gomone, pasi mund të kenë kaluar kufirin.
/Shqiptarja.com