Një organizatë kriminale e cila merrej kryesisht me trafikimin e lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia greke, ndërsa në pranga kanë rënë 6 shqiptarë.

Aktiviteti i tyre i trafikut të kokainës dhe kanabisit shtrihej në zonën rreth qendrës së Athinës.

Mësohet se mes të arrestuarve është edhe një grua.

Gjatë operacionit  janë sekuestruar  15 kg dhe 810 gram kanabis dhe 38 gram kokainë.

Krahas lëndës narkotike janë sekuestruar  2040 euro dhe 80 dollarë amerikanë, dy makina, një bicikletë, dy peshore.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com