GREQI - Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme sëbashku me dy shtetas grekë nga sektori kundër narkotikëve në policinë e Atikës.
 
Mediat greke bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë shqiptarë, edhe këta pjesë e organizatës së trafikut ndërkombëtar të drogës.
 
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan nga policia 13.8 Kg heroinë, 36.100 €, 500 $, 1390 lira turke, 10.200 lekë shqiptare, dy lira ari turke dhe 15 aparatë celularë.

heroine
(Në Foto: Heroina, paratë dhe celularët që i janë sekuestruar tre personave)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)