Greqi, shkatërrohet banda shqiptare të trafikut të drogës

Tre shqiptarë u arrestuar mëngjesin e djeshëm në Greqi, pasi dyshohen si anëtarë të një bande të trafikut të drogës.

Policia greke ka vënë në pranga dy anëtarët e bandës 33 vjeç dhe 35 vjeç, dhe anëtaren femër, 29 vjeç.

Banda siguronte drogën në Shqipëri dhe e shiste në tregun grek. Pas kontrollit të shtëpive të të arrestuarve u bë edhe sekuestrimi i 2.9 kg kokainë, 6.2 kg kanabis, 0.5 kg kanabis i përpunuar, 65.440 euro, tre peshore elektronike, 1 pistoletë, 1 makinë, një ID e falsifikuar, 9 celularë.

Sipas mediave greke, vlera e drogës së sekuestruar kap vlerën e 220 mijë eurove.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve