ATHINË, 8 dhjetor /ATSH-AFP/ - Shkrimtari grek, Menis Kumondareas, 83 vjeç, një nga autorët më të njohur në Greqi, ishte mbytur me duar, sipas autopsisë së trupit, që ishte gjendur të shtunën i vdekur në banesën e tij në Athinë.
Ai gjithashtu ishte goditur në fytyrë dhe stomak, sipas analizave të publikuar sot nga policia.
Sipas elementëve të parë të hetimit, autori ishte takuar me një mik të premten në mbrëmje në një kafe të lagjes së tij, pranë qendrës së Athinës. Ai u largua në mbrëmje, duke u shprehur se kishte nevojë të shkonte në banesën e tij, dhe më pas nuk është dukur më, sipas shumë mediave. Dera e apartamentit të tij nuk ishte hapur me forcë, sipas policisë.
Mes më shumë se 20 romane, novela dhe eseve që prej 60 vitesh, të përkthyera në shumë gjuhë, Menis Kumondareas kishte marrë dy herë çmimin e shteti Grek të letërsisë.
Përkthyes gjithashtu i Hemingueit dhe Scott Fitzgerald, Menis Kumondareas përshkruante në veprat e tij si, "Gruaja në Metro", Zonja Kula" apo "Qelqurinat", një portret të shoqërisë greke të pasluftës, klasën e mesme, tregtarët e saj të vegjël dhe funksionarët.
Qyteti i Athinës, ku ai kishte lindur dhe ku kishte jetuar, gjithnjë ka zenë një rol kyç në veprat e tij./
/G.S/
/Shqiptarja.com