GREQI — Një shqiptar i dënuar me 20 vite burg në Greqi, për disa vepra penale ka tentuar t’i japë fundë jetës duke u vetëvarur në burgun e Malandrinos në Lamia të Greqisë. Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së djeshme nga mediat e shtetit fqinj.
Sipas tyre, i dënuari shqiptar 34 vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lamias ku ndodhet në trajtim intensive pasi ishte gjetur i varur në qelinë e tij. Policia greke ka bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe i dënuari është dërguar me urgjencë në spital. Kanë qenë gardianët që e kanë gjetur në orën 10:00 të mëngjesit të djeshëm të varur.
Litarin për të varur veten ai e kishte bërë me rrobat e veta si dhe çarçafët që përdorte. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e burgut por më pas për shkak të gjendjes së rëndë ai është çuar në spitalin e Lamias. Këta të fundit e kanë future në trajtim intensiv.
34-vjeçari shqiptar ishte duke vuajtur dënimin prej 20 vitesh që i kishte dhënë gjykata greke. Ai ishte akuzuar për grabitje me armë, vrasje e mbetur në tentativë, vjedhje si dhe akuza të tjera që nuk janë bërë publike.
Ndërkaq, policia e shtetit fqinj nuk ka dhënë emrin e të dënuarit që ka ndërmarrë këtë akt.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com