RODOS - Dy shqiptarë që u akuzuan si bosët e një rrjeti heroine përreth ishullit të Rodosit, u dënuan me nga 12 vjet burg dhe 500 mijë euro gjobë, ndërsa 2 grekët e akuzuar si bashkëpunëtorë, u lanë të lirë.
 
Mediet e shtetit fqinj bëjnë me dije se shqiptarët Adem dhe Lulzim Llocja, respektivisht 45 dhe 24 vjeç janë shpallur fajtorë dje nga Gjykata e Apelit. Ndërkaq, u lanë të lirë grekët Nikitas Bolkas, 45 vjeç dhe Kandia Polychroni, 28 vjeç.
 
Dy shqiptarët kanë mbajtur më shumë se një kilogram heroinë me qëllim të shitjes në ishull, duke korrur përfitim të madh financiar, ndërsa në shtëpinë ku ata kanë jetuar u gjetën 7 paketa plastike që përmbanin një peshë totale prej 513.5 gramë heroinë. Ndërkaq, 508 gramë, të tjera iu kapën gjatë arrestimit.
 
Gjykata vlerësoi se grekët ishin bashkëpunëtorë që u ishte vërtetuar lidhja me shqiptarët, por nga skuadra e hetimit të Antidrogës në Rodos, nuk ishin pikasur ndonjëherë si personat që merreshin me drogën që lëviznin shqiptarët me mbiemrin Llocja.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)