ATHINË, 14 korrik /ATSH-ANSA/ - Partia greke e qendrës "To Potami" (Lumi - shën. përkth.) do të mbështesë kryeministrin Aleksis Cipras në veprimet e tij për marrjen e përkrahjes parlamentare mbi marrëveshjen e shpëtimit të arritur me kreditorët që përmban masa të reja dhe të rënda shtrënguese, deklaroi kjo parti, cituar nga media greke.
"Do të votojmë sipas detyrimeve të ndërmarra me aleatët tanë", thuhet në deklaratën e rastit të kësaj partie, që fton deputetët për sjellje të përgjegjshme dhe për të mos vënë interesin partiak mbi atë popullor.
"Ata që e duan shishen plot dhe bashkëshorten të dehur nuk ndihmojnë në këto momente... është e paarsyeshme që opozita të votojë në favor të masave të ashpra pasi janë vetë anëtarët e qeverisë ata që po sillen si opozitë", thekson "To Potami".
"Partia jonë nuk do të marrë pjesë në një qeveri të unitetit kombëtar, përderisa mandati i kryeministrit është shumë i fortë për të vazhduar përpara edhe i vetëm", përfundon deklarata./  a.jor.