Greqi, trafik droge nga Ekuadori
në pranga disa shqiptarë e grekë

Greqi, trafik droge nga Ekuadori<br />në pranga disa shqiptarë e grekë
ATHINË - Sekuestrohet një sasi e madhe droge që vinte nga Ekuadori me destinacion Greqinë dhe në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe disa grekë gjatë operacionit të koduar “Mbledhja”.

Policia greke ka bërë të ditur ditën e sotme se, është shkatërruar një rrjet i madh i trafikut të lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve, mësohet se është edhe një trafikant i madh shqiptar që bazën e tij e ka në Spanjë.

Policia greke ka bërë të ditur se, janë 16 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Të arrestuar janë edhe një ukrahinas dhe një nga Ekuadori. Një prej të arrestuarve është romë që prej 17 vitesh kishte jetuar në një vilë luksoze me të ardhurat nga trafiku i drogës.

Hetimi për këtë organizatë kriminale kishte nisur që prej një viti dhe gjatë orëve të natës duke vënë në prangatë dyshuarit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë