Policia e Selanikut ka arrestuar ditën e djeshme një edukatoreje 26-vjeçare, e cila nuk e ka kuptuar që një vajzë 2 vjeç e gjysmë është larguar e vetme nga kopshti.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e komunës Pylaia-Hortiati dhe ndaj saj është ngritur një çështje për ekspozim të një të mituri.
26-vjeçarja, e cila më herët e kishte marrë të miturën dhe e kishte çuar në një dhomë me lodra, nuk e kuptoi që vajza e vogël ishte larguar nga ndërtesa. Më vonë, ajo u pa duke ecur në një rrugë të asfaltuar jashtë çerdhes.
E mitura i është dorëzuar nënës së saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa e arrestuara pritet të dërgohet në prokurori.