Kërkesa e FMN-së për rireformimin e pensioneve në Greqi është qesharake, deklaroi ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, gjatë një interviste për Radio Four të BBC-së.
"Është lloji i propozimit i dikujt që e vë në tryezë për të mos arritur një marrëveshje", theksoi Varufaqis.
Para dy ditësh FMN-ja e kishte konsideruar si të pambështetshme reformën e pensioneve në vendin ballkanik.
"Bëhet fjalë për një qëndrim refraktar, të cilin duhet ta shpërfillësh.
Në ndërkohë, zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice shpjegoi dy ditë më parë se sistemi grek i pensioneve ishte i pambështetshëm pasi në këtë vend punonjësit dilnin në pension shtatë vjet më shpejt sesa në Gjermani dhe pensionet mesatare janë pothuajse njësoj/ATSH/.