SELANIK - Hetimet për vdekjen e Ilia (Ilir) Karelit, 46 vjeç që po zhvillohen në Greqi, janë duke u bërë nga kryeprokurori i Amfissas, Nick Antonarakou.

Duke folur për median, ky i fundit ka thënë se, "nuk do të favorizoj askënd dhe do të hedh dritë mbi këtë çështje".

Kryeprokurori Antonarakou ka zhvilluar një mbledhje urgjente gjatë ditës së dielë ku është kërkuar mbledhja e menjëhershme e të gjitha dëshmive.

Kryeprokurori Nick Antonarakou tha se, do të zbardhë këtë çështje me të gjitha detajet dhe kush mban përgjegjësi do të japë llogari paradrejtësisë.

Zyrtarët e burgut nga burgu i Malandrinos kanë paraqitur dokumentet dhe provat të cilat sipas mendimit të tyre nuk kanë gisht në vrasjen e Ilia (Ilir) Karelit.

Ka të dhëna që tregojnë se kur Kareli është dërguar në departamentin e policisë ka mbërritur me enjtje të syrit dhe disa mavijosje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)