Një 35 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është gjetur i vetëvarur ditën e sotme në burgun e Kallamtës, ku qëndronte i ngujuar nën akuzën e përdhunimit sistematik të së bijës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave, 35 vjeçari shqiptar kishte përdhunuar në mënyrë sistematike për 3 vite me radhë vajzën e tij 15 vjeç.

Mësohet se herën e fundit kur shqiptari kishte kryer inçest ishte përleshur edhe me të shoqen e cila ishte përpjekur që ta ndalonte krimin në fjalë duke kërcënuar edhe me vetëvrasje por për fat të mirë pa e çuar dot deri në fund kërcënimin.

Ndërkohë vetë 15 vjeçarja ka pranuar abuzimin nga i ati përpara psikologëve, ku ajo tregoi ndër të tjera se ishte kërcënuar nga babai i saj nëse do të tregonte. Abuzimin me 15 vjeçaren nga i ati e provoi edhe ekspertiza mjekoligjore.

Babai përdhunues pritej të jepte përgjigje përpara hetuesve për veprat penale, abuzim, joshje dhe përdhumin me të miturit, ndërsa ka marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës së tij.

Familja jetonte në Trikorfo të Messinas nën terrorin dhe kërcënimin e 35 vjeçarit prej mëse 3 vitesh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)