Një gjykatë në Selanik të Greqisë, ka nisur proçesin për vrasjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli.Në gjykim janë 13 gardianë të burgut të Nigrita, të cilët akuzohen se kanë shkaktuar vdekjen e shqiptarit në mars të vitit 2014.
Kareli u transferua në burgun Nigrita, pas vrasjes së një roje me një copë xhami në burgun e Malandrinos në Greqinë qëndrore.
Videot nga kamerat e sigurisë treguan gardianët që shoqëronin Karelin në një dhomë izolimi, ndërsa ai ishte rrahur në mënyrë brutale.
Edhe autopsia tregoi se Ilia Kareli kishte vdekur nga plagët e marra nga rrahjet e gardianëve grek të burgut të Nigrita.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com