Greqia asnjë zgjidhje për çështjen
çame, por nuk bllokon integrimin 

Greqia asnjë zgjidhje për çështjen<br />çame, por nuk bllokon integrimin 
Përveç një plani pune mbi të cilën do të ecin negociatat, në fund të takimit Bushati-Kotzias, Greqia dhe Shqipëria mbetën po aq të ndara në pretendimet e tyre.
Ligji i luftës do të vijojë për momentin të mbetet në fuqi, pasi për Greqinë është e qartë se të dy vendet janë në paqe. Ndërsa për kufirin detar pala shqiptare nuk lëviz nga qendrimi se nuk do të përsërisë gabimet dhe ngutjen e qeverisë së shkuar, që e shpallën antikushtetuese marrëveshjen me grekët.
 
"Greqia beson se me deklaratën e '87 ne nuk jemi në luftë gjithahstu marrëveshja e miqësisë në 96 dhe kjo është e vërtetë. Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe perspektiva për BE na bëjnë më optimist nëse ekzistojnë dyshime kjo do të përbëjë një objekt disktutimi në të ardhmen mes vendeve "- tha Kotzias në fjalën e tij.
 
“Me Italinë na është dashur 7 për të gjetur gjuhën, kur relievi gjeografik është i përshtashëm dhe nuk ka shumë pikpyetje, me Greqinë na u desh 1 vit e gjysëm me tre raunde  për të gjetur zgjidhje, të cilat u hodhën poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese cka flet qartë për një mungesë seriozisteti nga ana e palës shqiptare. Unë përfaqësoj një qeveri që nuk ka ndërmënd të bëjë një gabim të tillë që cënon in tegritetin dhe krijon problematikat me fqinjët.Doja të falenderoja mikun për vizitën e sotme në Tiranë është hera e disatë që takohemi qoftë këtu në Greqi apo jashtë. Kemi rreth 1 vit që po punojmë së bashku për të adresuar disa prej çështjeve që nuk kanë gjetur trajtim si ata të lu7ftës botërore, ata që kanë interes praktik por edhe ata që kanë të bënë me të ardhmen e përbashkët Europiane.

Gjatë periudhës së fundit së bashku me mikun kemi këmbyer disa ide apo një përpjekje për të shkuar drejt një platforme të përbashkët për të zgjidhur disa çështje që kemi në tryezë. Përvceç tyre kemi rënë dakord për mënyrën se si do ti adresojmë këto çështje. Një mekanizëm i cili do të mblidhet në mënyrën mekanike, intensiv për të gjitha çështjet për përjkejet që mban paketa jonë. Nuk mjafton vetëm listimi içështjeve që tashmë dihen janë publike em emdiat em instancat por gjithë energjitë tona janë fokusuar tek mënyra se si do gjejmë zgjidhje. Personalisht krahasoj propozimet e Kotzias me të mijat dhe ka shumë gjera të përbashkëta që mund të biem dakord. Krahas mekanzimit kemi rënë darkord edhe për një hartë rruge sepse gama e çështjeve është e rëndësihsme të dakordësohet në mënyra"
- tha Bushati”-tha Bushati

Takimet negociuese do të vijnë në disa nivele për të zgjetur zgjidhje për çështjet që ndajnë dy sjhtetet dhe që mbarten që prej luftës së dytë botërore. Përsa i përket amëve për Shqipërinë bëhet fjalë për respektim të të drejtave të njeriut , ndërsa për ministrin grek Kotzias, ata u dëbuan se bashkëpunuan me fashistët.
 
“Është e ditur se kemi një grup shumë të madh çamësh që janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri. Dhe për këtë gjë, unë uroj që ky grup të ketë perspektivë dhe të kenë dhe ata fitimet nga integrimi i Shqipërisë në BE. Jane disa çamë të vjetër, të krishterë të myslimanizuar të 1911-s, të cilët sot janë qytetarë grekë, shtetas grekë. Ekzistojnë edhe disa çamë, të cilët bashkëpunuan me pushtuesin gjerman dhe kishin bërë pikërisht ato komisionet e kontrollit dhe të zhvatjes së pasurive të popullsisë tjetër që mbetej në zonat e Epirit, të cilët u dënuan nga gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe të ligjeve ndërkombëtare. Duhet te kemi kujdes kur flasim per camet se nuk kemi te bejme me Shqipërinë
”, deklaroi më tej Kotzias.

Ministri Bushati ka bërë të qartë se nuk ekziston asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë. Madje përballë insinuative të gazetërve grekë, se me cështjen çame poivendos stërkëmbsh marrëdhënieve me fqinjët dhe bllokon integrimin e vendin , Bushati u përgjigj: “E kam të vështirë të kuptoj të kuptoj lidhjen ndërmjet zgjidhjes së një çështje që diktohet në gjykimin tonë nga liritë dhe të drejtat themelore të njeriut me procesin e integrimit të Shqipërisë”

Detaje nga vizita e Kotzias në Tiranë
Ministri i jashtëm grek mbërriti në takimin me Bushatin disa minuta me vonesë për shkak të bllokimit të rrugës nga protesta e camëve para ministrisë. Ai u detyrua të hyjë nga hyrja anësore e godinës për të shmangur përballjen me protestuesit, e megjithatë nuk u duk aspak i nervozuar gjatë takimit me homologun Bushati e as nuk e përmëndi fare faktin se u prit me protesta nga  shoqata ‘Camëria’.

Nuk mund të thuhet e njejta gjë për gazetarët që shoqëronin Kotzias, pasi në pritje të fillimit të konferencës nuk kursyen sharjet në greqisht për Shpëtim Idrizin, njerëzit dhe protestuesit e tjerë. “ idiot , budalla. “Si guxon ai të mbledhë disa njerëz dhe të na bllokojë rrugën ?”- u shprehën gazetarët.
 
Gjatë gjithë konferencës dëgjoheshin në sfond thirrjet e camëve që protestonin. E njejta situatë dhe në momentin e largimit. Ministri i jashtëm grek u detyrua të presë disa minuta në makinë duke pritur shpërbërjen e turmës, ndërsa homologu Bushati qëndronte në këmbë në shkallët e ministrisë për ta përcjellë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi