Riaktivizohen zjarret në Dropull, Greqia sjell në ndihmë 2 avionë! Ministri i Mbrojtjes: Mirënjohje! Digjet parcela me grurë në fshatin Humelicë

Greqia ka dërguar ditën e sotme dy avionë, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve në Dropull dhe Finiq.

Avionët janë të llojit Canadair dhe do të asistojnë për të shuar flakët që kanë rënë që prej dy ditësh në këto dy zona.

Këte e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes në rrjetet sociale, Niko Peleshi,ndërsa ka shprehur mirnjohje për gaditshmërinë nga Greqia.  

"Avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe bashkohen me përpjekjet e Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, personelit të emergjencës civile dhe strukturave lokale që kanë luftuar flakët atje prej 2 ditësh. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për t'i sjellë avionë qeverisë italiane dhe asaj kroate", shkruan ai.

Ndërkohë, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë Dropull.

Për shuarjen e tyre po punojne 2 avionët e ardhur nga Greqia, ndërsa forcat zjarrëfikëse të Dropullit janë në gatishmëri të ndërhyjnë nëse flakët avancojnë në zonën urbane.

Bashkia e Dropullit ka qenë nën kërcënimin e zjarreve gjatë dy ditëve të fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Gjirokastër/ Zjarr në fshatin Humelicë, dyshohet i qëllimshëm! Forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët

Një zjarr i madh ka rënë në një parcelë të mbjellë me grurë në fshatin Humelicë të Gjirokastrës. Për pasojë është shkrumbuar i gjithë prodhimi i pakorrur. Sipas informacioneve paraprake zjarri është i vënë qëllimisht.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë arritur ta vendosin nën kontroll situatën, në mënyrë që flakët mos të përhapen në parcelat e mbjellë me dru frutorë dhe arrore.

Ndërkaq policia po punon për kapjen e zjarrvënësit.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albo: 10/07/2024 13:12

    Politika shqiptare e pa ftyre

    Përgjigju
  • Blenard: 10/07/2024 12:42

    ngelet duke ju servilosur Greqis e pastai pse Belerat tradhetoin e duan te shesin territoret shqipetare hajduta e te pa interesuar per nje komb te fort!

    Përgjigju
    • Petri: 10/07/2024 13:18

      Nuk eshte momenti te arsyetosh kot se koti. Greqia dhe Turqia qe jane armiq te jetuar per shume arsye, shume here ndihmojne njera tjetren. Thuaj flm per ndihme fqinjit e leri gjepurat. Nese ke arsye te tjera, kritikoje e vazhdo te jesh kunder Greqise. Por jo ne kete rast. Tregon vetem sa eshte perhapur injoranca ne Shqiperi.

  • Qobani: 10/07/2024 12:14

    Ku janë klerikët fetar,Krijusi i gjithsis i ka tgjitha tpa shterrshme,asgja nuk jepë falas,duhet ta fitojmë shiunë,rregullat jan pse nuk po i zbatojnë npraktik,thashe themet jan dalë prej mode,o ju vajtus të gjorë,argumentet sna lanë me gabu,kur doni të baheni Njerëzor ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, nuk dihen rrethanat

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, nuk dihen rrethanat