GREQI- Kriza greke e borxhit do të ketë një zgjidhje. Kështu ka deklaruar kryeministri grek Aleksis Tsipras. Sipas tij zgjidhja do të jetë brenda rregullave të BE-së dhe të demokracisë që do i lejojë Greqisë të rikthehet tek rritja ekonomike duke qëndruar brënda Eurozonës.
Tsipras deklaroi se takimi i jashtëzakonshëm që pritet të mbahet të hënën është një zhvillim pozitiv në rrugën drejt akordit. Tsipras tha se do të ketë një zgjidhje në kuadër të rregullave të BE-së dhe të demokracisë që do i lejojë Greqisë të rikthehet tek rritja ekonomike duke qëndruar brenda zonës euro.
Takimi i radhës i ministrave të financave të Eurozonës nuk ka sjellë asgjë të re, por ka dhënë shpresë se zgjidhja mund të vijë të hënën gjatë takimit të krerëve të eurozonës.
Pas takimit të ministrave të financave të BE-së, ministri i financave i Francës, Pierre Moscovici deklaroi se një falimentim i Greqisë do të ishte një katastrofë. Kjo hipotezë, sipas ministrit grek të financave, Janis Varufaqis është rrezikshmërisht shumë afër pranimit. Megjithatë, Varufaqis tha se Athina dhe kreditorët ndërkombëtare janë shumë afër një marrëveshjeje mbi çështjet fiskale. Distanca, sipas tij, është vetëm 0.5 %.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com