KAKAVIJE - Autoritet kufitare greke kanë kthyer në kufi 20 familje shqiptare për parregullsi në pasaporta. Sipas autoriteteve greke në pasaportat e fëmijëve nuk kishin të shënuar në gjuhën angleze, por në gjuhën shqipe vendlindjen e tyre dhe për këtë arsye janë kthyer pas.
Drejtori i Policisë Kufitare të Gjirokastrës, Admir Adrija ka komunikuar dje me koleget e tij grekë, të cilët i kanë konfirmuar se bazuar në të drejtën ndërkombëtare për toponimet ata kanë marrë vendimin për t’i kthyer pas. Kthimet kanë vazhduar edhe gjatë mëngjesit të sotëm.
Pretendimi i ngritur nga grekët është se në pasaportat e tyre biometrike të Republikës së Shqipërisë, vendlindja e tyre është shënuar thjesht Greqi apo Athinë dhe kjo në gjuhën shqipe, ndërkohë që për grekët, kjo është e palejueshme. Argumentin e tyre, grekët e bazojnë në mungesën e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare për toponimet pasi vendlindja e fëmijëve që kanë lindur në shtetin grek, duhet të shënohet në gjuhën angleze pra nëse fëmija ka lindur në Athinë, në pasaportën biometrike të lëshuar nga autoritetet shtetërore shqiptare, duhet të shënohet Athens dhe më pas vizë horizontale, ku të shënohet Greece dhe jo Greqi, siç egziston në pasaportat e sotme në gjuhën shqipe.
Prindërit dhe të afërmit e fëmijëve janë shprehur mjaft të indinjuar nga ky qëndrim i policisë greke dhe presin reagimin e autoriteteve shqiptare. Drejtori i Policisë Kufitare të Gjirokastrës, Admir Adrija pritet të dalë sot në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Shalsi: Dënojmë situatën e krijuar në kufi