Roja Bregdetare e Greqisë ka mohuar akuzat e bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes se ka shtyrë migrantët nga ishulli grek, Lesbos, në territorin turk.
Më herët gjatë së hënës, Ministria turke e Mbrojtjes publikoi në X një video të xhiruar me dron ku shfaqej Roja Bregdetare greke duke kryer një operacion. Ministria turke tha se anija greke po shtynte një anije me migrantë nga veriu i ishullit Lesbos drejt ujërave territoriale turke.
“Komanda e Rojës tonë Bregdetare menjëherë informoi dhe migrantët që ishin në atë anije u shpëtuan nga anija e Rojës”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.
Një zyrtar i lartë i Rojës Bregdetare greke iu përgjigj akuzave duke thënë se “nuk ka ndodhur shtyrje. Është zbulim dhe parandalim i hyrjes ilegale në ujërat territoriale greke”.
Greqia, që është një nga vendet që refugjatët dhe migrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia e përdorin për të hyrë në Bashkimin Evropian, nga grupet e ndihmës është akuzuar se dëbon me forcë migrantët nga kufijtë e saj detarë dhe tokësorë, që njihen edhe si “shtyrje” - praktikë e paligjshme.
Greqia dhe Turqia - aleate të NATO-s - kanë mospajtime të kamotshme për çështje të shumta, përfshirë kufijtë e tyre detarë, burimet e energjisë, fluturimet mbi Detin Egje dhe për ishullin e Qipros, të ndarë në vija etnike.
Incidenti i fundit ndodhi dy ditë para 50-vjetorit të pushtimit nga Turqia të një pjese të ishullit, pas një grushtshteti të shkurt, të frymëzuar nga grekët.
Grekët qipriotë duan ribashkimin si pjesë e një konfederate. Turqit qipriotë duan një zgjidhje me dy shtete. REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
76.1%
-
Jo
17.4%
-
Ndoshta
6.4%
Vota total: 109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Firmosi në Turqi, Rey Manaj pritet si 'mbret' nga tifozët
22 Korrik, 16:00
-
Gjobvënie brenda burgut të Kretës! 3 shqiptarë shantazhonin të burgosurit me familjarët dhe shuma deri në 1000 euro
20 Korrik, 17:09
-
Greqi/ Të dënuarit shqiptarë nisin grevë për shkelje e të drejtave
20 Korrik, 11:20
-
Alban Daci: Ligji i Luftës i Greqisë me Shqipërinë!
18 Korrik, 13:18
-
U vdiq djali me autizëm në makinë, lirohet nga qelia çifti shqiptar në Greqi! Dëshmia: I pëlqente të rrinte atje, i çonim ujë dhe ushqim
18 Korrik, 09:27
-
Shkaku i zjarreve, mbyllet një pikëkalim mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
17 Korrik, 17:20
-
E zë korrenti nga makina e krasitjes, humb jetën shqiptari në Greqi
17 Korrik, 11:24
-
Fredi Beleri për median greke: Do përballoj dënimin deri në fund! Himara është vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë
17 Korrik, 09:01
-
EMRAT/ Lanë djalin me autizëm në makinë dhe vdiq nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi
15 Korrik, 12:05
-
Greqi/ Plagoset rëndë shqiptari, 42-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë ulliri
15 Korrik, 09:47
-
Leja për t'u betuar si eurodeputet, Beleri në Athinë: Himarjotët i mbron 'nëna' Greqi! Mitsotakis: Duam një Shqipëri që i afrohet Europës (FOTO+VIDEO)
15 Korrik, 07:58
-
I dënuar për blerje votash, zbardhet vendimi! Beleri merr leje për t'u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian! Do të udhëtojë i pashoqëruar nga efektivët e policisë
14 Korrik, 08:43