BRUKSEL - Ka përfunduar pa një marrëveshje Takimi i ministrave të Financave të Eurogrupit në kuadër të shpëtimit financiar të Greqisë.

Kryeministri grek edhe pse vendi i tij ndodhet pranë një kolapsi ekonomik është shprehur shpresëplotë se beson në gjetjen e një kompromisi.

“Jam i bindur që do të gjejmë një kompromis. Historia e Europës, e mbushur me mosmarrëveshje dhe kompromise”- deklaroi Aleksis Tsipras.

Kritike ndaj mosarritjes së marrëveshjes është kancelarja Merkel e cila sheh te Greqia arsyet e dështimit të radhës, për të cilën thekson se “ka bërë hapa pas”.

Ndërkohë që Presidenti francez Francois Hollande e sheh si të nevojshme arritjen e marrëveshjes, pasi sipas tij në rrezik nuk është vetëm, e ardhmja e e Greqisë, por edhe e Eurozonës.

“Marrëveshja, e mundur dhe e nevojshme. Në rrezik e ardhmja e Greqisë dhe Eurozonës”- ka deklaruar Hollande.

Ndërsa ministri finlandez i Financave, Alexander Stubb përmes rrjetit social “Twitter” shkruan se Institucionet dhe Greqia do të vazhdojnë të punojnë për një marrëveshje.
 
“Sot përfundoi. Institucionet dhe Greqia do të vazhdojnë të punojnë. Eurogrupi do të mblidhet më vonë, por jo sot”, theksoi në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, ministri finlandez i Financave, Alexander Stubb.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)