Qeveria greke ka vendosur një limit prej 60 eurosh për të gjithë qytetarët që duan të tërheqim para prej bankave, deri të hënën. Kurba ka ardhur duke u ulur që pas 28 qershorit, ku pati bllokim të bisedimeve për shpëtimin e kreditorëve.
Banka Qendrore Evropiane ka vendosur të mos e rrisë mbështetjen për bankat greke derisa kriza e borxhit të jetë zgjidhur.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras u shpreh, se ai do të paraqesë një plan të besueshëm reformash, përpara afatit të përcaktuar nga BE, për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme.
Samiti i së dielës në Bruksel për zgjidhjen e krizës greke, nuk do të përfshijë vetëm vendet anëtare të eurozonës por të 28 vendet anëtare të unionit.
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk u shpreh dje gjatë mbledhjes së parlamentit europian, se ky është moment më i rëndësishëm në historinë e eurozonës.
Në mbledhjen e të martës ai i bëri me dije Tsiprasit, se qeveria greke ka afat deri këtë javë për gjetjen e një zgjidhjeje.
Greqia është e frikësuar nga një dështim i mundshëm i planit për zgjidhjen e kësaj situate, gjë që do ta detyronte atë të dilte nga zona euro.
Kryeministri grek Tsipras në mbledhjen emergjente të zhvilluar të mërkurën në parlamentin evropian akuzoi BE se vendi i tij u përdor si laborator.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO