GREQI-Autoritetet janë vendosur në alarm pasi kanë zbuluar një lëndë të re narkotike të quajtur salvia.
 
Salvia është një drogë që del nga bima me të njëjtin emër, që prodhohet në provincën Oaxaca në Meksikë.

Ajo shkakton halucinacione intensive, ndaj dhe është karakterizuar si “udhëtari i shpirtit”. 
 
Trafikanti i kësaj lënde në Greqi është një shqiptar 31-vjeçar, i cili është arrestuar në Athinë.
 
Shqiptarit i janë zbuluar 24 gramë nga kjo drogë, ndërsa kishte edhe një sasi kokaine dhe hashashi.
 
Përpos 31-vjeçarit është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor i tij. Kjo lloj droge ka shkaktuar shumë raste vdekje në Europë. 

Bima në fjalë rritet në vende me hije dhe me lagështi, është rreth një metër e lartë, ka gjethe të mëdha, lule të bardha dhe vjollcë. 

Salvia është bimë e ligjshme në disa vende dhe brenda Shteteve të Bashkuara, në disa shtete.
 
Megjithatë, ka pasur thirrje për ndalimin e saj. Ndonëse aktualisht nuk rregullohet nga ligjet federale të drogës në Shtetet e Bashkuara, disa shtete kanë miratuar ligje që e kriminalizojnë substancën. %u200BSalvia
Faksimile e lajmit ne mediat greke


dy.b/shqiptarja.com