Greqia parashikoi një dalje nga recesioni në vitin 2015, me një rritje të pritshme të PBB-së me 2,9 për qind, sipas projektbuxhetit paraprak të Shtetit publikuar sot nga zëvendësministri i Financave, Christos Staikuras.
Staikuras përsëriti se rritja ekonomike duhet të ishte rikthyer që prej vitit 2014, me 0,6 për qind, pas gjashtë viteve në recesion, që i ka kushtuar vendit një të katërtën e PBB-së.
Disa ekonomistë dyshojnë se rritja ekonomike do të rikthehet që prej këtij viti. Në muajin shtator, agjencia e vlerësimit Standard & Poor's ka parishikuar në rënie tjetër të lehtë prej 0,2 për qind këtë vit.
Miratuar nga trojka e kreditorëve të vendit (BE, BQE, FMN), përfaqësuesit e lartë të së cilës filluan javën e kaluar auditimin e llogarive greke, ky projektbuxhet paraprak parashikon gjithashtu një shtesë buxhetore prej 2,9 për qind të PBB-së, rreth 5,4 miliardë euro.
Ministri nënvizoi përmirësimin e financave publike në sajë të stabilizimit financiar dhe politik të vendit këto dy vitet e fundit.
ATSH
/Shqiptarja.com