Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 22 mars 2021 si pjesë e masave kundër pandemisë, vendimi është marrë nga autoritet greke, të cilat theksojnë se kjo pikë kufitare do të vijojë të jetë e mbyllur. Ndërsa në do të kalojnë nga Greqia drejt Shqipërisë në orën 06:00-22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Shtyrja e afatit vijoj si pjesë e masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19
I.K/Shqiptarja.comKomente

