Dy artifakte antikë të marra nga Greqia në mënyrë ilegale para më shumë se 40 vitesh i janë kthyer Athinës si një xhest dashamirës nga Museumi Gjerman i Badisches. Njëri nga objektet është një disk i gdhendur i quajtur 'ena tiganisjes', një nga objektet e vetme të gjetura ndonjëherë të bëra me chlorite (një mineral i errët jeshil).
Objekti tjetër është një statujë gruaje prej mermeri 90 centimetër e lartë, të dyja këto më shumë se 4 mijë vjeçare, të krijuara që në periudhën e hershme cikladike.
Ministri grek i kulturës Panos Panagiotopoulos përshëndeti këtë akt nga autoritet e muzeut gjerman, ku kanë qenë ekspozuar këto artefakte që prej vitit 1978.
Në fjalën e tij gjatë një konference për shtyp ai tha se këto objekte më në fund u risollën në shtëpinë e tyre pas një rruge të gjatë dhe të vështirë në duart e kushedi sesa njerëzve.
Ndërkohë sekretari i shkencës dhe artit nga muzeu i gjermanisë, Jurgen Walter, u shpreh se shteti i tij ka ndërmarrë një iniciativë për të rikthyer gjithë objektet e muzeut të cilat nuk janë siguruar në mënyrë ligjore, kjo në zbatim të ligjeve të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimive kulturore të vendeve nën garancinë e saj.
Këto dy objekte kanë qenë prej vitesh një kauzë kundërshtish midis Greqisë dhe Gjermanisë dhe sipas përgjegjëses për këto koleksione, kthimi i këtyre veprave është një akt solidariteti dhe përgjegjësie nga ana e gjermanisë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve.
Zyrtarët grekë të kulturës kanë lëshuar deklarata të shumta për rikthimin e objekteve antike të tyre nga vende të ndryshme të botës siç ka qenë lufta e gjatë për rikthimin e Parthenon Marbles nga Muzeu Britanik i Londrës apo qindra objektet e qeramikës të kthyera nga gjermania në vitin 2013.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO