Poeti nobelist polak Çezllav Milosh, autor i shumë eseve për periudhën e komunizmit dhe mandej edhe tranzicionit demokratik në vendet e Europës qëndrore dhe lindore, thoshte se dallimi mes shkollës sektare komuniste dhe shkollës së hapur perendimore të të menduarit mund të reduktohet edhe në dy fjalë të vetme. E para mbështetet në “Kush”, e dyta në “çfarë”. Kjo qasje ndan vërtetë dy botë. Shkolla perendimore ka në ketë rrafsh kultin e njeriut në një lidhje dinamike me të drejtat e tij universale, me aspirarat e tij, me evoluimin e tij, me privatësinë e tij të paprekshme, me shanset e hapura dhe me të drejtën e tij për të synuar më të mirën. Ndërkohë që shkolla e vjetër lindore ka kultin e biografisë: kur do të shmangë, të denigrojë, të mposhtë apo të shtypë një kauzë, një vepër apo një gjë që nuk i vjen përshtat, në vend që të përballet me çështjen, gërmon në jetën e personit dhe personave, sajon ose gjen atje ndonjë gjë "amorale" nga jeta e tyre dhe me ketë "municion" ndërmerr sulmin frontal kundër tyre. Duke shkuar me mendimin se mënyra më e mirë për të shkelur me këmbë të drejtat e njerëzve është "njollosja" e atyre që kërkojnë zbatimin e tyre. Mund ta shtjellonim gjerë e gjatë këtë temë për të përfunduar se qasja e dytë është në thelb antinjerëzore dhe kriminale; se çdo njeri që lind dhe rritet në ketë rruzull, edhe ata që jetojnë mes luksit, pale ata që kanë jetuar e jetojnë në shtypje dhe mjerim, kanë dritëhijet e tyre në jetë; se po të kishte ngecur njerëzimi në horizontin e ngushtë të pushtetmbajtësve të sëmurë, që mëtojnë të qeverisin mbi veset, devijimet, gabimet apo edhe fajet e njerëzve, nuk do të kishte asnjë lloj progresi në këtë botë.
Por nuk kemi pse shtyhemi më tej në teori. Kemi në mes të Tiranës sot një shembull të gjallë, që flet me shumë se çdo ese, se cila është mendësia e qeverisjes shqiptare njëzet vjet pas ndarjes me votë të lirë të popullit shqiptar nga rregjimi komunist. Kemi grevën e pashembullt të urisë të një grupi të ish të burgosurish politikë gjatë rregjimit komunist. Tashmë, falë qendrësës së tyre, është bërë e qartë për mbarë publikun dhe për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë se, kërkesa e tyre është një dhe vetëm një: Zbatimi i ligjit për kompensimin. Qeveria ka shkelur çdo afat ligjor për dhënien e këstit të dytë. Ka ish të burgosur që nuk kanë marrë as këstin e parë. Me amendamentet që ka i ka bërë ligjit, qeveria u ka krijuar këtyre njerëzve dyshimin se po luhet edhe më keq me afatet dhe se kompensimi mund të përfundojë në kaledra. Ja, kjo është e gjitha. Dhe kjo ka qenë edhe kur Gjergj Ndreca me shokë rrekeshin t'u tërhiqnin veshin, t'u fusnin ndonjë shpullë kujtese apo t'i gjuanin me ndonjë qese mielli përfaqësuesit e shumicës duke i konsideruar të tyret. Nuk ka të tjera. Nuk ka patur kërkesa për dorëheqjen e qeverisë. Nuk ka patur kërkesa për zgjedhje të parakohshme. Këto quhen kërkesa politike. Kërkesa për këstin e dytë e të tretë nuk mund të jetë politike. Kjo në thelb është një kërkesë e gjithë shtresës, paavrësisht se si janë pozicionuar ata politikisht. Në fakt është qeveria ajo që i ka dhënë vetvetiu karakter politik grevës. Qeveria që nuk ka zbatuar ligjin e saj. Dhe ky padyshim është një problem i madh politik në Shqipëri. Jemi një vend ku sundon kultura e pandëshkueshmërisë dhe paligjshmërisë. Arbitrariteti dhe korrupsioni e marrin zvarrë ligjin sa herë të duan. Janë të shumtë ligjet që nuk zbatohen, duke filluar me Kodin Zgjedhor që shkelet sistematikisht në funksion të manipulimeve e duke përfunduar me ligjet me të thjeshta. Duke shtruar hallin e tyre, ish të përdjekurit zbuluan sërish, në parmasa të reja, realitetin e frikshëm të falsitetit dhe demagogjisë në lidhje me ligjshmërinë në këtë vend. Por nuk është faji i atyre që shtrojnë çështjen. Faji është i qeverisë që e ka krijuar çështjen.
Qeveria dhe kryeminisitri e kanë shdërruar në politike këtë grevë jo vetëm se janë përgjegjesit kryesorë e të vetëm për mosbatimin e ligjit të Kuvendit të Shqipërisë, por, si të mos mjaftonte kjo, edhe me qasjen e vjetër, thellësisht antinjerëzore dhe antidemokratike ndaj grevës dhe grevistëve. Në vend që të merret me kërkesat, qeveria është marrë e po merret me personat- kush është Ndreca, kush është Tufa, kush është njëri dhe tjetri. Ka vënë në punë një infrastrukturë të tërë qeveria për të gërmuar e përgjuar në jetën e tyre.
Turp! Turp dhe Poshtërsi! Këta njerëz kanë bërë një sakrificë madhore që fshin çdo lloj vesi apo mëkati që mund të kenë në jetën e tyre private: kanë bërë burg politik për vlerat e lirisë. Nuk mund ta dimë sa pijanec është njëri, sa bixhozxhi tjetri, si është e vërteta e të ashtuquajturës kuplara të Tufës apo trafikut të Patriotit. Duke e njohur zakonin e demagogëve politikë të Tiranës për të të rritur nga fara e vogël e së vërtetës pemën e madhe të gënjeshtrës, arsyeja na thotë se janë ekzagjerime dhe shpifje. Por edhe po të jenë plotësisht të vërteta, shtrohet pyetja: A e anullon kjo faktin se kanë qenë të burgusur politikë? A e ka kund të shkruar ligji se kush pi, kush luan lojëra fati, apo kush bën shkelje penale në jetën e tij nuk ka të drejtë të kërkojë kompensimin? Sigurisht që jo. Qeveria nuk përballon dot grevën dhe merret me grevistët. Nuk përballon dot "çfarë" dhe merret me "kush". Tamam si para vitit njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë. Megjithëse kanë kaluar me shumë se njëzet vjet dhe në mes është historia e re e demokracisë. Por nuk mbaron këtu. Sjellja e qeverisë me grevistë është vetvetiu një mesazh kërcënues për gjithë njerëzit. Këta duhet ta dinë se kjo qeveri dhe instrumentat e saj, që nuk dinë atë që duhet të dinë, përshembull kush mban armë pa leje, apo kush ka predispozicionin për të kryer një krim kundër personit, dinë ndërkaq gjithçka që nuk duhet të dinë për privatësinë e tjetrit dhe kjo u duhet për ta sulmuar dhe diferencuar tjerin kur të kenë nevojë!
Shteti policor nuk ka brirë. Si mund të shajë kryeministri shtetasit e vet në grevë me fjalën "pijanec"? Mos vallë është një republikë e pastër eugjeniste kjo republika jonë ky ata që pinë, ata që dehen, ata që luajnë, ata që humbin, e tjerë e tjerë janë të përjashtuar nga të drejtat? Shpeshherë njerëzit pijnë nga dëshpërimi. Meqe e nisëm me Çezallav Millosh, sërish do t'i referohemi atij kur thotë se kufiri i skajshëm i cinizmit është kur një qeveri që ka çmendur njerëzit i akuzon ata si të çmendur.
Njerëzve në hall u lejohet të mos jenë kurdoherë qytetarë me shtetarët e tyre, por shtetarëve nuk u lejohet të mos jenë shtetarë me qetetarët dhe sidomos me njerëzit në hall. Kryeministri duhet të flasë me grevistët dhe për grevistët si kryeministër. Është më e drejtë t'u thotë se qeveria nuk ka para. T'u thotë me realizëm kur mund t'i ketë. Me një komunikim të tillë normal do t'i duhet të lëshojë nga dora tollumbacet e vendit që nuk ka njohur krizë, por vetëm zhvillim! Por këto tollumbace do të plasnin gjithsesi edhe pa grevën e ish të përndjekurve.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com