Greva e të burgosurve, reagon Avokati i Popullit: Burgu i Burrelit duhet të mbyllet

Greva e të burgosurve, reagon Avokati i Popullit: Burgu i Burrelit duhet të mbyllet

Zyra e Avokatit të Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas grevës së urisë së 18 të dënuarve në burgun e Burrelit me arsyetimin se kushtet ku vuajnë dënimin janë skandaloze. Avokati i Popullit deklaron se prej tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni dhe është kërkuar mbyllja e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të vështira dhe aspak të përshtatshme. Prej ditës së djeshme të burgosurit janë futur në grevë, ndërsa akuzojnë se punonjësit e institucionit nuk i lejojnë (Lexo këtu).

Deklarata e plotë e Avokatit të Popullit
Menjëherë pas sinjalizimit në linjën tonë të dedikuar nga të burgosur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Burrel, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në këtë burg ku mësohet se disa të dënuar po refuzojnë ushqimin në kuadrin e një greve urie të shpallur prej tyre. Ekipi i Avokatit të Popullit në mision faktmbledhës, ka arritur të sigurojë deklarime nga 18 të dënuar të sektorit të sigurisë së lartë në këtë institucion. Nga deklarimet është konstatuar se: disa vuajtës të dënimeve për vepra të ndryshme në këtë burg kanë nisur me refuzimin e vaktit të drekës si shenjë e shpalljes së një greve urie në shenjë proteste për mosplotësimin e një numri kërkesash të tyre.

Shkaqet kryesore të këtij refuzimi përfshijnë kushtet e këqia të jeteses në këtë institucion të vuajtjes së dënimit të cilat lidhen me infrastrukturën e vjetëruar dhe te amortizuar të këtij burgu. Gjithashtu, të dënuarit ngrenë pretendime mbi cilësinë e trajtimit ushqimor që u jepet në këtë institucion, për mungesën e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve, për procedurat e transferimit nga burgje të tjera për në burgun e Burrelit, etj. Drejtuesit e burgut të Burrelit janë aktualisht në negociata me pjesëmarrësit në grevë dhe janë informuar mbi protokollin e saj.

Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendjen e publikut por edhe të autoriteteve përgjegjëse, se prej të paktën tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni e është kërkuar nga ana e institucionit tonë mbyllja e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të tij vërtet të vështira dhe aspak të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të veta në mënyrë dinjitoze.

Avokati i Popullit nënvizon se ndonëse në disa prej institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale anembanë Republikës vërehen përpjekje për përmirësim të infrastrukturës dhe kushteve, zgjidhja tërësore dhe pa asnjë përjashtim e problemit të atyre burgjeve që ende nuk arrijnë të marrin “notë kaluese” për sa u përket kushteve që ofrojnë për qytetarët që kryejnë dënimet në to, mbetet një sfidë për autoritetet tona përgjegjëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë