Greva e urisë së naftëtarëve në Ballsh/ Bankers: 'Tosk Energy' nuk na ka paguar naftën, s'jemi ne shkaku i krizës

Pas akuzave të përfaqësuesit ligjor të "Tosk Energy" si shkaktar për nisjen e grevës nga naftëtarët e Ballshit, ka ardhur reagimi i Bankers Petroleum i cili njofton se kanë ngritur padi ndaj tyre për "shpifje". Bankers Petroleum mohon të jetë shkaktare e krizës, teksa bën me dije se "Tosk Energy" janë fajtor pasi nuk kanë paguar naftën për të cilin kishin rënë dakord më herët.

"Bankers Petroleum Albania është informuar nga media se pas protestave dhe grevës së urisë nga punonjësit e rafinerisë Ballsh, përfaqësuesi ligjor i Tosk Energy ka lëshuar një deklaratë publike duke akuzuar përsëri Bankers për situatën e krijuar.

Bankers mirëkupton shqetësimet e punonjësve, megjithatë ne i hedhim poshtë pretendimet e përfaqësuesit ligjor të Tosk Energy i cili vazhdon të fajësojë Bankers për "dështimet" e tyre.

Bankers Petroleum Albania tashmë ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës për shpifje bazuar në deklaratat e rreme të bëra nga përfaqësuesit e Tosk Energy & Bylis Energy në të kaluarën.

Ne i qëndrojmë fort deklaratave tona të mëparshme të cilat bazohen në fakte të vërteta dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me çdo hetim në lidhje me veprimtarinë tonë, përfshirë edhe atë nga Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës.

Sidoqoftë, ne do të dëshironim të përsërisim përsëri:

- Tosk Energy nuk arriti të përmbushë termat dhe kushtet e kontratës së shitjes së papërpunuar 2019, duke thyer klauzolat e kontratës shumë herë;

- Bankers dhe Tosk Energji ranë dakord për Programin e Dorëzimit të Naftës Bruto në bazë ditore për Shtator 2019 dhe vëllimet e dorëzimit të naftës së papërpunuar për Tetor-Dhjetor 2019, duke ekzekutuar nga të dy palët e Amendimin nr. 4, datë 27 Gusht 2019;

-Në ditët e fundit të muajit gusht, Bankers kërkoi nga Tosk Energy që të siguronte letrën e kreditit, por Tosk Energy konfirmoi zyrtarisht që për dorëzimet e naftës së papërpunuar gjatë muajit Shtator, derisa të hapnin një letër krediti (siç ka bërë në të kaluarën), do të tërhiqte të gjitha vëllimet e të planifikuara duke bërë parapagime të parave dhe pa shkaktuar ndonjë ndikim për Bankers;

- Për periudhën 1-10 Shtator, Bankers iu drejtua sërish disa herë Tosk Energji, por ajo nuk pagoi, pavarësisht se Bankers ishte në dispozicion dhe i ofroi të shesë sasitë e rënë dakord;

- Tosk Energy jo vetëm që nuk pagoi / nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers, por shkoi edhe më tej, duke ndërprerë komunikimin;

Bankers ka treguar gjithmonë ndër vite se ka respektuar kontratat dhe angazhimet e saj dhe kjo është arsyeja pse është një nga kompanitë më të suksesshme në vend", thuhet në reagimin e tyre.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare