14 punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë për 27 pagat e prapambetura. Gjatë mbrëmjes së të enjtes një grup përfaqësuesish të Poçemit janë takuar me zv/ ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Ilir Bejtja.
Në takim është premtuar se do të gjendet një zgjidhje për kalimin e pagave, por sipas punonjësve ende nuk dihet se për sa paga bëhet fjalë. Punonjësit shprehen të vendosur se nëse nuk arrihet një zgjidhje do të qëndrojnë në grevë urie derisa të hidhen të gjitha pagat.
Ndërkohë edhe 10 naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë, në ditën e pestë gjendja e punonjësve paraqitet e rënduar. Naftëtarët kanë refuzuar të mjekohen si dhe të konsumojnë ujë. Një nga organizatorët e grevës, thotë se kanë nisur negociatat me përfaqësues të institucioneve por nëse nuk kalojnë tre nga pagat e prapambetura nuk do të tërhiqen nga greva e urisë.
Mos u merzitni bre naftetare, do merret posaqerisht me ju Nafije dybeku i leshelise, per kete pune erdhi tek ju. Nuk fle gjume derisa te ju siguroje nga nje dybek gjithe naftetareve
Mos u merzitni bre naftetare, do merret posaqerisht me ju Nafije dybeku i leshelise, per kete pune erdhi tek ju. Nuk fle gjume derisa te ju siguroje nga nje dybek gjithe naftetareve
Përgjigju