Grezda flet për romancën e dikurshme me Oriola Marashin: Ja çfarë më ka bezdisur, nuk dua të krijoj lidhje

Grezda flet për romancën e dikurshme me Oriola Marashin: Ja çfarë më ka bezdisur, nuk dua të krijoj lidhje

Oriola Marashi dhe Eros Grezda

Futbollisti i njohur, Eros Grezda ka qenë shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të romancës me modelen Oriola Marashi. Ai ka thënë se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.

Ai gjithashtu shprehet se lidhjen që ka pasur nuk ka dashur asnjëherë ta bënte publike, por duke ditur që Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla, është e vështirë që diçka ta mbash private.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Erosi.

Më tej, i pyetur nëse është ‘single’ apo në një marrëdhënie, futbollisti tha që nuk është lidhur, pasi do të fokusohet te karriera e tij.

“Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam ‘single’, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është shumë spontane”, u shpreh Eros.

Pas ndarjes nga Oriola, Eros u përfol për një lidhje me një modele spanjolle por duket se mes tyre nuk paska pasur asgjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë