Grida Duma akuza Bashës: T'u lutëm të vije në Durrës të denoncoje aferën e portit, por refuzove! Emërove njerëz që të shërbenin ty, po keqpërdor institucionet e PD

Grida Duma akuza Bashës: T'u lutëm të vije në Durrës të denoncoje aferën e portit, por refuzove! Emërove njerëz që të shërbenin ty, po keqpërdor institucionet  e PD

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, duket se nuk ka ndërmend të përdorë më një gjuhë të moderuar ndaj Lulzim Bashës, por ka kaluar në akuza të drejtpërdrejta që i forcon dita ditës. Duma shkruan se Bashës iu kërkua shumë herë të shkonte në Durrës për të denoncuar 'aferën e Portit', por se ai refuzoi kategorikisht. Kujtojmë se Sali Berisha ka akuzuar se pas projektit të Portit të Durrësit është kompania Rama-Basha dhe se këta të fundit po i 'grabisin' 800 mijë metër katrorë.

Nënkryetarja e PD Grida Duma, e cila i kërkoi një ditë më parë dorëheqjen Bashës, tha se ai po keqpërdor institucionet e partisë dhe e ka akuzuar atë se në Durrës vendosi njerëz që i shërbenin interesave të tij dhe jo kandidatit për kryetar bashkie. Akuzave që erdhën sot ndaj saj në mbledhjen e Bashës me krerët e degëve të PD dhe kandidatët në zgjedhje, Duma i ka cilësuar si " topa pështynë nga frëngjitë e betejave 'të pahumbura'".  Teksa e cilësoi Bashën të frikësuar që po prodhon gënjeshtra, Duma i kujton se ai nuk e ka pyetur atë si drejtuese politike në Durrës dhe ia ka bërë të qartë që në fillim të fushatës se beteja në Durrës ishte e "lëshuar" nga ana e PD

"Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështynë nga frëngjitë e betejave “të pahumbura” po i bëj të  qartë  vetëm një pjesë të gjësë. Lulzim, keqpërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam nënkryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ish kandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tende dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike.T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.

Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i vene sikur ka thene gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qē zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”! Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve", shkruan Duma në facebook.

Shpërthimet e Dumës erdhën edhe pas akuzave të Rezart Thupi, drejtues shtabi i PD Durrës dhe kandidati i PD në Rrogozhinë se ajo nuk bëri fushatë por vinte një herë në 3 ditë sa për foto dhe jo për t'u angazhuar me qytetarët. Një ditë më parë ajo i kërkoi dorëheqjen Bashës dhe të mbante përgjegjësi për humbjen e rëndë që pësoi PD në zgjedhje ku nuk fitoi asnjë bashki dhe doli forca e fundit politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DURRESI: 09/03/2022 09:19

    O GRIDA PO MOS FOL TI MI NUSE SE PARTIA JOTE E KA SHIT E KA DEGJENERUAR DURRESIN PER 30 VJET......KARMA GRIDA KARMA ESHTE GJE E KEQE CA DO VJEDHESH DO TE VJEDHIN......FORCA KURAJO MOS U MERZIT

    Përgjigju
  • genti: 09/03/2022 08:30

    meqe do i ndryshim jepni te gjitbe doreheqjen nga posyet qe mbani dhe lulushi bie shume shpejt..kaq eshte ,pak kurajo Grida...

    Përgjigju
  • Turi: 09/03/2022 07:27

    O Grida o lafshe qe je bo si dashnorja lagjes. Futi gishtin Lylit se nuk o per ate pune. Merre vet partine

    Përgjigju
  • Ben: 08/03/2022 22:52

    Grida,o zemer,o kinge nga mesi e lart.Ti si Luli e Luli si ty.Edhe kete here, si perhere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve