Grida Duma e pyet a do lobojë KE për negociatat, Vlahutin: S'është puna jonë

Grida Duma e pyet a do lobojë KE për negociatat, Vlahutin: S'është puna jonë

Grida Duma duket se ka shkuar e pa përgatitur në mbledhjen e Komisionit të Integrimit ku ambasadorja e BE- së Romana Vlahutin prezantoi progres-raportin e Komisionit Europian, i cili rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Teksa Vlahutin po prezantonte raportin e KE përpara deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, këta të fundit thyen bojkotin pas dy jave, Duma e pyeti se çfarë do të përdorë Komisioni Europian për të bindur vendet anëtare. 

Ndërkohë Vlahutin i kujtoi se kjo nuk është detyrë e komisionit pasi pyetja e drejtuar nuk mund të jetë për një diplomate që nuk ka për detyrë të lobojë.

“Unë nuk besoj në lobim, unë mendoj se lobimi është i mbivlerësuar. Unë besoj në cilësinë e rezultateve dhe nuk është puna e komisionit që të shkojë vërdallë dhe të bindë të tjerët”. 

Romana Vlahutin, ambasadore e BE

Pas kësaj përgjigje Grida Duma zgjodhi që të mos replikojë me ambasadoren e BE. 

Pyetje-përgjigje:
Grida Duma:
Ne jemi perballë momentit kur Këshilli Vendos dhe vendet anëtare. Franca,Hollanda Gjermania kanë skepticizmin e tyre për krimin e mosndëshkueshmërinë.

Çdo të përdornit ju për të bindur vendet anëtare? A janë këto argumenta motivimi apo jemi në lobimin në nivelin vend për vend për një axhendë rajonale më shumë sesa shqiptare?

Dhe e dyta, ju keni dijeni për diskutime në grupin negociator që do të zhvillojë procesin?

Sa e parashkoni ju si ambasadore, zgjatjen e negociatave? 10, 12 apo 13 vite?

Romana Vlahutin: Unë nuk besoj në lobim, ai është mbivlerësuar sepse duhen rezultatet. Komisioni u shpreh për atë që iu kërkua të bëjë.

Komisioni tha qartë se Shqipëria ka arritur në atë fazë ku ka kapacitetet.

Fakti që ka shumë sfida janë mirëshkruar në raport gjithashtu. Eshtë me rëndësi kur shpjegojmë gjërat, se Shqipëria nuk po bëhet anëtare e BE.

Hapja e negociatave është mbingarkesë e madhe e vendit që vendi të përftojë më shumë element e mbështetje nga Komisioni.

E kam thënë shumë herë, ndryshimi nuk do të vijë ditën kur do të bëhet anëtare. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ju shpresoj do të jeni me shëndet të plotë për të parë këtë.

Sa kohë do të duhet për Shqpërinë të negociojë? Nuk e di, kjo varet nga Shqipëria.

Ka momente që janë në favor të Shqipërisë në raport me vendet e tjera në rajon. Nuk ka problem etnike, strukturore, apo detare dhe në këtë kuptim shqipëria do të jetë e shpejtë sepse do të jetë me një zë të qartë kur bëhet fjalë për këto sfida.

Por do të varet nga aftësia e administratës dhe momenti politik qeverisës për të marrë vendime të vështira.

Për grupin negociator nuk kam informacion sepse nuk është çështje për Komisionin. I përket Ministrisë së Evropës dhe të jashtme. Megjithatë, negociatat nuk bëhen me delegacionin, por me Brukselin. Kështu selia do të jetë në shërbim të ekspertëve.


Lajmi kryesor:

PD-LSI thyejnë bojkotin për BE, Pollo: I uroj fat Ramës me Merkel! Vlahutin: Punë, jo fjalë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'