Griezmann: Nuk kishim fat, duhet
ta harrojmë sa më shpejt dështimin

Griezmann: Nuk kishim fat, duhet<br />ta harrojmë sa më shpejt dështimin
Griezmann humbjen përballë Portugalisë e ka përjetuar më shumë se të gjithë, pasi ishte e dyta brenda një muaji. Pas disfatës në finalen e Champions League përballë Realit të Madridit, Griezmann humbi një tjetër finale përsëri përballë Cristianos.

“Jam shumë i mërzitur dhe zhgënjyer për humbjen. Krijuam shumë raste për shërim, por portieri kundërshtar ishte në një ditë të mirë, ndërsa shtylla na ndali në fund. Ata krijuan pak raste, por arritën që të shënonin më pas gjithçka u ndërlikua, pasi Portugalia u kthye e gjitha duke mbrojtur rezultatin dhe ishte e vështirë për të depërtuar në zonën e tyre.

Personalisht jam akoma më shumë i zhgënjyer, pasi është finalja e dytë që humbas brenda  një muaji. Por ajo që duhet të bëjmë të gjithë është që të harrojmë sa më shpejt këtë natë dhe të fillojmë të mendojmë për eliminatoret e botërorit” deklaroi ai. Megjithatë Griezmann do të ngushëllohet me faktin se u shpall ‘Këpuca e Artë’ e Europianit me 6 gola të shënuar në 7 ndeshje. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn