Grindje për pastrimin e parave në BE

Grindje për pastrimin e parave në BE

Si rrallë ndonjëherë 27 nga 28 vendet anëtare të BE nuk pranuan një propozim të Komisionit të BE për luftimin e pastrimit të parave në botë. Komisioni pati prezantuar katër javë më parë një listë me 23 vende dhe territore "shumë të rrezikshme", që refuzojnë luftimin e larjes së parave. Me këtë "listë të zezë", Komisioni kërkon që të detyrojë bankat në Bashkimin Europian, të jenë të kujdesshme në bizneset që bëjnë me vendet që ndodhen në listë. Me pastrim parash BE kupton futjen në qarkullim të fitimeve të pataksuara, duke blerë pasuri të patundshme ose duke futur paratë për kursim në numrat e llogarive bankare. Këto fitime shpesh vijnë nga tregtia e drogës, prostitucioni ose krimi i organizuar, por jo vetëm me këto.

Shtetet anëtare e refuzuan këtë "listë të zezë", sepse Arabia Sauditë shfaqet në të po ashtu si territore që janë pjesë e SHBA. Si shtetet arabe ashtu edhe SHBA duhet të kenë bërë presion të madh diplomatik mbi BE, që t' i heqin emrat e tyre nga lista. Në takimin e nivelit të lartë të BE me Ligën Arabe, të hënën e kaluar në Sharm el Shaik, kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel u takuan me mbretin Saudit për bisedime bilaterale. Mbreti Salman ibn Abd al-Aziz, duhet të ketë folur për temën dhe duhet të ketë paralajmëruar për pasoja financiare, njofton "Financial Times".

SHBA kritikojnë ashpër BE

Disa vende anëtare si Hollanda, që shihen si oaze taksash brenda BE-së, kundërshtuan shumë përpilimin e "Listës së zezë" të Komisionit të BE. Lista është shumë më tepër se kaq. "Njësia speciale për aksione financiare" (FATF) ka futur në listë vetëm 13 shtete. Mungojnë Arabia Saudite dhe territoret Guam, Puerto Riko, Virgin Island dhe Samoa amerikane. Ambasadori amerikan në Bashkimin Europian, Gordon Sondland, e cilësoi listën e europianëve si "manovër të pastër politike". Ai kërcënoi, se europianët duhet të mendohen mirë nëse duan të fillojnë një sherr tjetër me SHBA dhe vende të tjera aleate.

Në grindjen për orazet taksore dhe sallonet e larjes së parave, e ka radhën tani Komisioni i BE: Një zëdhënës deklaroi, se Komisioni është i detyruar të nxjerrë një listë të zezë, sepse kështu e parashikojnë rregullat e BE për të luftuar pastrimin e parave. Komisioni do të kërkojë tani të vlerësojë vendet dhe të nxjerrë një listë, që duhet aprovuar nga anëtarët e BE. Sepse propozimi i disa shteteve anëtare për kriteret, sipas të cilave duhen kërkuar vendet janë "jotransparente", tha Komisioni i BE-së. "Kriteret janë zhvilluar në bashkëpunim me vendet anëtare," tha në Bruksel zëdhënësja e Komisionit, Mina Andreeva dhe këshilloi ministrat e financave të BE, që të merret me listën e diskutueshme.

"Lista është një armë e fortë kundër pastrimit të parave dhe një sukses i vërtetë në luftën kundër parave të pista", tha Sven Giegold, ekspert financiar i Të gjelbërve në Parlamentin Europian, në muajin shkurt kur Komisioni prezantoi listën fillestare. Çfarë ka ndodhur me këtë listë është ende e paqartë.

Infografik Hochrisiko und nicht-kooperationsbereite Einflussbereiche FATF ENG

FATF

Parlamenti i BE sheh mungesë vullneti

Një komision hetimor i Parlamentit Europian, i ka dhënë vendeve anëtare këtë javë një notë të keqe në çështjet e "oazeve të parave dhe pastrimit të parave". Megjithë gabimet e shumta, që janë zbuluar kur janë zbuluar skandalet e taksave në Luksemburg dhe Panama, disa vende anëtare të BE nuk janë ende të gatshme për ndryshime, kritikojnë parlamentarët në një raport. "Europa ka këtu një problem serioz", thotë socialdemokrati danez Jeppe Kofod, i cili ka përpiluar raportin. Shumë shtete nuk kanë vullnet politik të veprojnë, sepse kanë lejuar vetë oaze taksash dhe kanë bërë që koncernet e mëdha të paguajnë nivelin më të ulët të taksave. Parlamenti përmend në raportin e tij Hollandën, Luksemburgun, Belgjikën, Qipron, Maltën, Irlandën dhe Hungarinë. Edhe Gjermania kritikohet, sepse ka duruar për shumë vjet të ashtuquajturat biznese cum-ex, me të cilat kemi të bëjmë me kthimin mbrapsht të taksave mbi vlerën e shtuar, që janë paguar më parë. Parlamenti i BE-së, kërkon një autoritet europian për luftimin e pastrimit të parave dhe dampingun e taksave. Këtë nuk e pranojnë pjesa më e madhe e vendeve anëtare.

Lista e zezë e Komisionit të BE: AfghanistaniSamoa Amerikane, Bahamas, Botsvana, Korea e VeriutEtiopia, Gana, Guam, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Puerto Riko, Samoa, Arabia Saudite, Sri Lanka, Siria, Trinidadidhe Tobago, Tunezia, Virgin Islands, Jemeni. /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja