Gripi është larguar! Simaku:
Qëndroni vigjilent deri në prill

Gripi është larguar! Simaku:<br />Qëndroni vigjilent deri në prill
Epidemia e gripit është larguar. Të dhënat e fundit të buletinit javor tregojnë se numri i të prekurve në një javë ka qenë nën 16 mijë të prekur.

Artan Simaku për Report Tv u shpreh se pavarësisht largimit të epidemisë, gripi do të qarkullojë deri në fillim të muajit prill.

Kjo sipas Simakut nuk duhet të ulë vigjilencën e pacinetëve kryesisht në grupet e riskut. Për këtë këshillohet vaksinimi i popullatës, edhe pse epideminë e kemi lënë pas.

‘’Gjëja më e rëndësishme që duhet të dije popullata, është parandalimi. Vaksinimi mund të kryhet gjatë gjithë stinës së dimrit’’,-u shpreh Simaku.

Epidemia që lamë pas, e cila filloi ashpër arriti deri në mbi 22 mijë të prekur në javë. Pati një bilanc me jetë të humbura në 9 pacientë, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, mes tyre edhe një fëmijë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin