Gripi i derrit, konfirmohet viktima
e dytë, MSH: 41 mostra me A(H1)

TIRANE- Pas rasteve të diagnostikuara ditët e fundit me virusin e A(H1), në vendin tonë është shënuar viktima e dytë nga gripi i derrit. Një 86-vjeçar ka ndërruar jetë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 86-vjeçari ka shfaqur insuficiencë kardio-cirkulatore, si dhe sindromë të rëndë respiratore. Si pasojë 86-vjeçari ndërroi jetë pak pas mbërritjes në QSUT.
 
Ky është rasti i dytë në vendin tonë, që një pacient i cili rezulton pozitiv me virusin e A(H1) ndërron jetë në spital. Disa ditë më parë një 30-vjeçare shtatzënë, e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërroi jetë edhe si pasojë e insufiçencës multiorganore, si dhe shfaqte anemi dhe pneumoni bilaterale.
 
Ndërkohë, pacientja, e cila ishte shtatzënë 13–javëshe, ishte diabetike e tipit të I-rë.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga në vendin tonë rezultojnë pozitive me virusin A(H1) 41 mostra, nga 486 të analizuara nga tetori 2013 deri në 2 mars 2014.
 
Sa i përket shpërndarjes së barnave antivirale, Instituti i Shëndetit Publik njofton se “Në fillim të sezonit të gripit (Java e 40-të, 2013), gjendja e barit Tamiflu, në depot qendrore në ISHP, ishte 85,630 tableta. Deri më sot (dt. 2/3/2014), janë shpërndarë sipas planit të kontigjencës 15,600 tableta në të gjithë spitalet rajonale dhe universitare në vend”.

Ndërkohë që laboratorët dhe reanimacioni në të gjithë spitalet e vendit kanë kaluar në gjendje gadishmërie, ndërsa personeli shëndetësor është pajisur me maska mbrojtëse.
Megjithatë mjekët qetësojnë popullatën duke thënë se nuk ka vend për panik.

Sa i përket gripit stinor ata sqarojnë se vihet re një tendencë rritjeje, por sipas tyre nëse ndiqen këshillat e mjekëve nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet