Gjirokastër-Një tjetër vatër e gripit të shpendëve është shënuar në vend. Këtë herë bëhet me dije se rasti në fjalë është zbuluar në fshatin Valarë në Gjirokastër më 11 janar 2025.
Siç informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Piro Nase, 20 pula janë groposur nga ana e Sektorit Veterinar.
Dyshimet e para janë ngritur nga një banore, Shefiko Graçi, e cila u shpreh se ngordhja e shpendëve ka ardhur brenda pak orëve.
Krenar Veliu, mjek veteriner tha se groposja e shpendëve është kryer pas marrjes së përgjigjes së analizave që u kryen në ISUV.
Vetëm para disa ditësh (10 janar 2025) Ministria e Bujqësisë me anë të një deklarate lajmëroi se ishin 4 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare. Aktualisht bëhet fjalë për në Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastës.
Më tej ata nënvizuan se situata është në kontroll dhe monitorim, teksa u shprehën se ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë jashtë fermave në zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes.
lajm ne perditesim...